-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“I shpreha keqardhjen”, Ahmetaj me ministren gjermane: I kemi bërë detyrat, negociatat duhet të nisin

Kryesoret

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren gjermane për Europën dhe Klimën, Anna Luhrmann, shprehu keqardhjen që nisja e negociatave me Shqipërinë ende nuk ka ndodhur, pavarësisht se vendi ynë, sipas Ahmetajt, i ka bërë të gjitha detyrat.

“I shpreha keqardhjen ministres, pasi i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë. Nuk ka asnjë vend anëtar të BE-së që të nxjerrë një problematikë me Shqipërinë. Megjithatë, megjithëse Komisioni ka 3 vjet rresht që konfirmon që Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, akoma nuk ka një hapje formale negociatash”, deklaroi Ahmetaj.

“Ndava falënderimin për kontributin e qeverisë gjermane dhe i kërkova që Ballkani Perëndimor nuk mund të lihet si një vakum për mundësi për lojëra të vendeve të treta. Nuk lamë pa theksuar elementin e sigurisë, hapja e negociatave jep një sinjal shumë të fortë për garancinë e të ardhmes në BE, vetë procesi i integrimit është reforma e thella sektoriale dhe këto elemente e bëjnë integrimin strategjik”, shtoi Ahmetaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit