-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta takon Ballën: Kisha shqetësim se ndoshta shumica bojkotonte zgjedhjet

Kryesoret

Pas takimit me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, presidenti Ilir Meta deklaroi për gazetarët se nuk kishte pasur konsultime zyrtare me partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve, por takoi Ballën, pasi ishte i shqetësuar se mos shumica bojkotonte zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit.

“Thashë mos kushedi shumica nuk hyn në zgjedhje, bojkoton zgjedhjet, dhe mora garancinë nga Balla që janë të gatshëm për zgjedhjet. Me pak fjalë, nuk ka pasur konsultime me partitë, por me përfaqësuesit e shumicës në Kuvend që të mos kishim polemika me shumicën. Kam pasur shqetësim se mos shumica bojkotonte zgjedhjet”, tha kreu i shtetit për gazetarët.

Ai theksoi se nuk ka patur konsultime, por një ftesë informale me kryetarin e shumicës në kuvend për të mos patur debate.

“Nuk ka patur ftesë zyrtare për asnjë forcë politike në vijim të koherencës për të cilën jam shprehur dhe për të cilën flet dhe legjislacioni për shkak të vakancave. Për të zgjidhur këtë çështje njëherë e mirë iniciativat e mia kanë qenë zyrtare si me KQZ, qeverinë e kuvendin. Në të gjitha veprimet që kam ndërmarrë kam komunikuar me këto institucione e Gjykatën Kushtetuese për çështjen e Lushnjës që presim një vendim përfundimtar zyrtar brenda ditës së sotme. Në rast se do të kisha bërë ftesa për partitë këto do t’i ishin drejtuar gjithë forcave politike. Nuk ka patur ftesë për PS. Se kjo duhej bërë kryetarit ose sekretarit të përgjithshëm të partisë. Por ka patur një kërkesë informale dhe zyrtare le ta quajmë nuk u bë qameti, për një konsultë me kryetarin e shumicës në kuvend zotin Balla meqenëse kemi patur disa dilema të interpretimit të ligjit e procedurave për datën e zgjedhjeve. Qëllimi im ka qenë që brenda afateve ligjore të 45 ditëve të jap zgjidhjen. Bëhet fjalë për 6 njësi që fillojnë në Theth e përfundojnë në Lushnje. Në gjykimin tim konsultimi kryesor përveç ligjit e institucionet zyrtare që kanë kthyer përgjigje besoj dhe Gjykata Kushtetuese do ta dërgojë sot ose nesër dhe besoj se duhet të jepja një sqarim me zotin Balla si përfaqësues i shumicës në kuvend për një mendim të kryetarit të KQZ që çdo ditë do të ishte ndihmuese për një proces ligjor dhe nuk do të doja të kishim debate me shumicën”.

Presidenti Ilir Meta u shpreh se janë dy data mundësitë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, 27 shkurti dhe 6 marsi.

“Dy data janë. 27 shkurti dhe 6 marsi. Meta nuk kërkon datë, por jep një datë. Për mua, më e rëndësishmja është KQZ pasi ajo do të merret me zgjedhjet dhe nuk është diçka e lehtë. Këto zgjedhje janë nga Thethi deri në Lushnje”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit