Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka shprehur pakënaqësinë e tij me kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve.
Një ankesë kjo që është bërë pothuajse nga të gjithë trajnerët me të mëdhenj të botës së futbollit.
“Është absolutisht pa kuptim, çfarë tjetër mund të them?”, kanë qenë fjalët e teknikut italian.
“Patjetër që duhet të ndryshojë dhe shpresoj që personat që bëjnë kalendarët të zgjohen dhe të bëjnë një kalendar më të drejtë për të gjithë”.