Mario Balotelli është ftuar zyrtarisht nga Roberto Mancini për t’u rikthyer në kombëtaren e Italisë.
Sulmuesi, i cili aktualisht është duke luajtur në Turqi tek Adana Demirspor, ka marrë ftesën e parë nga Azzurrët që nga shtatori i vitit 2018, kur luajti 62 minuta kundër Polonisë në Ligën e Kombeve.
Mancini e njeh shumë mirë Balotellin, pasi kanë punuar bashkë në të kaluarën tek Interi dhe te Manchester City.
31-vjeçari ka një mundësi të artë për të fituar besimin e trajnerit për një biletë në Botërorin e Katarit, por më parë duhet të tregojë vlerat e tij në ndeshjet e play off-it ndaj Maqedonisë së Veriut, e më pas me fituesin Portugali-Turqi.