Themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg, ka njoftuar se “Meta”, emri i ri i kompanive të tij, ka zhvilluar atë që ata besojnë të jetë super-kompjuteri më i shpejtë në botë me inteligjencë artificiale.
Madje Zuckerberg nuk hezitoi të zbulojë edhe emrin e kompjuterit, i cili do të quhet AI Reseach SuperCluster.
Raportohet se kompjuteri është ndërtuar për nevoja të metaverse që kërkon energji enorme elektrike dhe kryen triliona operacione për sekondë.
Një shembull për këtë është se kompjuteri njeh qindra gjuhë dhe për brenda sekondës mund të selektojë ato që i nevojiten ekipit për punë të caktuara.