Aktorja Monika Lubonja ka folur për momentet e përjetuara pas divorcit të saj me babain e vajzës.
Ajo e ka përshkruar si një ferr gjatë bisedës që po bënte me Egzonën në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
“Kam kaluar shumë momente pas divorcit, ka qenë një ferr i vërtetë, as e mendoja kurrë që gjërat do të shkonin ashtu”, u shpreh Monika.
Monika, në një bisedë me banorët në shtëpi, më herët kishte deklaruar që ish-bashkëshorti e kishte tradhtuar.