Banorë të rrethit të Kukësit kanë protestuar afër pikës kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Ata u mblodhën për ta kundërshtuar Qeverinë e Albin Kurtit për masën që u kërkon shtetasve të huaj në kufi, tri doza të vaksinës anti-COVID, apo dy doza të shoqëruar me një test negativ, transmeton Klankosova.tv.
Në shenjë revolte, për disa momente ata e bllokuan rrugën për veturat që hyjnë në Shqipëri nga Kosova, por që u shpërndanë më pas nga policia kufitare.
Ata kanë kërkuar nga Qeveria Kurti heqjen e kësaj mase, pasi po ua pamundëson lëvizjen e lirë për tregti apo vizita.
Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, kuksianët paralajmëruan edhe protesta tjera në ditët në vazhdim./Klan Kosova/