-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ziadin Sela, motori i shpresës së shqiptarëve në Maqedoni?

Kryesoret

Kështu është shprehur deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, gjatë debatit në Clik Plus me deputeten e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli. Snopçe ka kujtuar kontributin e Ziadin Selës për demaskimin e bashkëpunimit BDI-PDSH, por edhe rolin në rrëzimin e “regjimit VMRO-BDI”.

“Ziadin Sela është lideri i së tashmës i Aleancës për Shqiptarët. Ka qenë edhe lider i të kaluarës, sepse ishte i vetmi lider që iu kundërvy binomit BDI-PDSH, binom për të cilin e tashja tregon se ka bashkëpunuar jo për interesa të shtetit, shiqptarëve dhe te qytetarëve, por për interesa të veta. Në fakt Ziadin Sela e përmbysi dhe e demaskoi këtë lojë në të kaluarën, ai ishte shpresa e vetme e shqiptarëve në të kaluarën dhe në të tashmen mbetet motori kryesor shpresës dhe motivimit, aq sa mund të shpresojnë shqiptarët, në kohën kur kemi skandale të ndryshme.

Ju përmendët se ka humbur zgjedhjet dhe përmendët disa raste. Por edee nëse ka humbur zgjedhjet Ziadin Sela, e dini mirë se si janë humbur ato zgjedhje, me shantazhe, me blerje, me vjedhje, me banda kriminale, shfrytëzimin e instancave shtetërore, të policisë dhe mekanizmave tera. Bile bile ju e dini më mirë se ne se si i keni fituar zgjedhjet.

Ju asnjëherë nuk i jeni gëzuar fitoreve, siç i jemi gëzuar ne fitoreve në Gostivar dhe Vrapçisht, për shkak se ne kemi fitore të pastër si loti. Është krenari të marësh përkrahje nga qytetarët sese ju besojnë, kurs ju e keni marë fitoren vetëm për të vazhduar me politikat tuaja korrupive dhe kirminogjene”, ka thënë Hail Snopçe deputet i ASH-së. /Zyrtare/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit