-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konflikti Ukrainë-Rusi, Sekretari i NATO-s: 5 mije trupa janë gati, Moskës i nisëm përgjigje me shkrim

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një konferencë për mediat lidhur me krizën mes Ukrainës dhe Rusisë.

Në komunikim e tij ai është shprehur se Ukraina zgjedh vetë nëse dëshiron të anëtarësohet diku, duke shtuar se sot i janë përgjigjur Moskës edhe me shkrim.

‘Rreth 5000 trupa të NATO janë në gatishmëri nën komandën e Francës. Sot i nisëm përgjigjet Moskës me shkrim. Ukraina e zgjedh vetë nëse dëshiron të anëtarësohet’ u shpreh ai.

Ai përsëriti thirrjen e tij për Moskën dhe NATO-n që të rivendosin zyrat e tyre përkatëse në Bruksel dhe Moskë dhe të përdorin plotësisht kanalet ushtarake të komunikimit për të promovuar transparencën dhe për të zvogëluar rreziqet.

‘Ne i bëjmë thirrje Rusisë edhe një herë që të de-përshkallëzojë menjëherë situatën. NATO beson me vendosmëri se tensionet dhe mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe diplomacisë”, tha Stoltenberg gjatë komunikimit për mediat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit