-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti mbështet filmin “Zgjoi” për “Oscar”: Përshkruan qëndresën e grave të Krushës

Kryesoret

Filmi kosovar “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit, është futur në listën e ngushtë për nominim nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, ‘Oscars’, në kategorinë Filmi Ndërkombëtar me metrazh të gjatë.

Ditën e nesërme (27 janar), ndërkohë fillon votimi i nominimit për “Oscars”, ndërsa përfundon të martën (1 shkurt).

Më 8 shkurt, në anën tjetër, bëhet e ditur lista finale e nominimeve. Lidhur me këtë, një reagim e ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në një postim në Twitter ka shfaqur përkrahjen e tij për filmin që ka pushtuar botën.

Më tej, Kurti thekson se ky është një film i bazuar në histori të vërtetë që përshkruan qëndresën e grave të Krushës.

“Nesër fillon votimi i nominimit për Oscar, përfshirë edhe për Hive. Ky film, i bazuar në një histori të vërtetë, përshkruan qëndresën e grave të Krushës”, ka thënë Kurti.

“Triumfi i tyre erdhi si rezultat i forcës që i dhanë njëri-tjetrit”, ka vazhduar më tej ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit