Në një studim të fundit global nga platforma e angazhimit të punonjësve ‘Tinypulse’, tregoi se më shumë se 80% e drejtuesve të raportuan se një organizim i tillë ishte rraskapitës për punonjësit. Punëtorët, gjithashtu, raportuan se ndihen të shkatërruar
Një orar pjesërisht nga shtëpia dhe pjesërisht në zyrë është menduar të jetë e ardhmja e punës. Megjithatë, në këtë strukturë hibride, disa punonjës nuk kanë qenë kurrë kaq të lodhur. Kur Klarës i’u ofrua një marrëveshje pune hibride, ajo mendoi se do të ishte më e mira për të. Shefi i Klara-s prezantoi politikën hibride në shtator 2021, kur udhëzimi i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që rekomandonte punën në shtëpi. “Pasja e një organizimi të përhershëm hibrid fillimisht erdhi si një lehtësim”, thotë Klara. “Pas viteve të punës me orar të plotë në zyrë, m’u duk sikur më në fund kisha kontroll mbi orarin tim të punës”.
Megjithatë, me kalimin e muajve, risia e punës hibride shpejt ia la vendin telasheve dhe rutinës së pakëndshme një-ditore. “Ndihem e qetë dhe e fokusuar në ditët që punoj nga shtëpia. Por në mbrëmje kam frikë të kthehem brenda, duke u ulur në tavolinën time për tetë orë në ditë në një zyrë të zhurmshme, duke parë një ekran, duke u përshtatur saktësisht se si ishte përpara COVID-it”.
Klara mendon se tani ka dy vende pune për të mirëmbajtur një në zyrë dhe një në shtëpi. “Kjo përfshin planifikimin dhe një rutinë. Është ndryshimi psikologjik ndryshimi i mjedisit çdo ditë që është shumë e lodhshme, kjo ndjenjë konstante e të mos qenit kurrë e qetë”, shprehet ajo. Shumë punonjës kanë raportuar se kjo mënyrë e të punuarit po i shteron emocionalisht. Në një studim të fundit global nga platforma e angazhimit të punonjësve ‘Tinypulse’, tregoi se më shumë se 80% e drejtuesve të raportuan se një organizim i tillë ishte rraskapitës për punonjësit. Punëtorët, gjithashtu, raportuan se ndihen të shkatërruar.