Gjiganti teknologjik, Apple, lëshoi sot përditësimet e reja të sistemit operativ për pajisjet e veta. iOS 15.3 lancohet për iPhone dhe nuk sjell shumë ndryshime. Kryesori ka të bëjë me rregullimin e një të mete në shfletuesin e internetit.
Njohësit e çështjeve të sigurisë më herët gjatë muajit treguan se ka disa faqe interneti të cilat mund të shfrytëzojnë një të metë të Safarit për t’ë aksesuar faqet e vizituara së fundmi nga përdoruesi i telefonit, e madje nëpërmjet tyre të marrin llogarinë e përdoruesit në Google.
Përditësimi do të rregullojë pikërisht këtë problem. Nuk pritet të sjellë përditësime apo përmirësime tjera.