-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paxlovid aprovohet kundër Covid-19 në vendet e Bashkimit Evropian

Kryesoret

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar përdorimin e Paxlovid në Bashkimin Evropian. Paxlovidi është një ilaç i ri kundër Covid-19, i zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer. Prandaj, në orët e ardhshme, Komisioni Evropian do të jetë në gjendje të autorizojë përdorimin e ilaçit, duke shtuar një burim të ri të rëndësishëm për të luftuar efektet e koronavirusit.

Ilaçe të tilla si Paxlovid mund të jenë ende të dobishme për njerëzit që sëmuren nga koronavirusi, por edhe për atë pjesë të qytetarëve që për shkak të problemeve të tjera shëndetësore nuk mund të vaksinohen dhe për rrjedhojë janë edhe më të ekspozuar ndaj rreziqeve të sëmundjes.

Paxlovid është një antiviral që ndërhyn në burimet e përdorura nga koronavirusi për t’u shumuar brenda qelizave tek njerëzit e infektuar.

Trajtimi konsiston në marrjen e 30 tabletave gjatë pesë ditëve të Paxlovid dhe Ritonavir, një tjetër ilaç antiviral i zhvilluar shumë kohë më parë kundër HIV. Ritonavir lejon Paxlovid të qëndrojë aktiv më gjatë në trup, duke shfaqur edhe rezultate më të mira.

Pfizer njoftoi në muajin nëntor se pilula Paxlovid e ul rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes nga efektet e koronavirusit me 89 për qind.

“Nëse miratimi i PAXLOVID, si ilaçi i parë antiviral oral i këtij lloji, i krijuar posaçërisht për të luftuar SARS-CoV-2, ai mund të rekomandohet për trajtimin në shtëpi të pacientëve me rrezik të lartë në shenjat e para të infeksionit“, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Deri më sot, të gjitha trajtimet e COVID-19 të miratuara nga FDA kërkonin injeksion intravenoz nën mbikëqyrjen e profesionistëve të kujdesit shëndetësor në spitale dhe klinika.

5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit