-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

4 shqiptarët që u stërvitën nga CIA në periudhën komuniste

Kryesoret

Publikohet historia e panjohur e misionit të parë parashutist në Shqipëri që u dërgua nga CIA në bashkëpunim me “Bllokun Indipendent Kombëtar” në në marsin e vitit 1949, ku në bordin e avionit të vogël që u ngrit nga baza sekrete e stërvitjes që ndodhej në periferi të Romës, ndodheshin: Alush Lleshanaku, Ndue Pjetër Gjonmarkaj, Haziz Blloshmi dhe Ndue Mëlyshi, të cilët ishin përzgjedhur nga eprorët e tyre, si më të përgatiturit nga ato kurse trajnimi.

 Kjo ishte historia e misionit të parë parashutist në Shqipërinë komuniste, ku si rezultat i “gabimit” të pilotit italian, Ndue Mëlyshi dhe Ndue Pjetër Gjonmarkaj nuk u hodhën në vendin e quajtur ‘Fusha e Vjerthit’, ku ishte paracaktuar që në Romë, por 25 km. më larg, në vendin e quajtur ‘Bjeshka e Kunorës’, në Mirditë, ndërsa Alush Lleshanakun e Haziz Blloshmin, akoma dhe më larg, duke i hedhur në malet e Macukullit të rrethit të Matit, ku ata nuk e njihnin fare vendin dhe nuk mund të trokisnin në asnjë shtëpi për ndihmë! E gjithë historia e trisht e misionit të parë parashutist në Shqipëri, me peripecitë e shumta të katër pjesëtarëve të tij, që edhe pse u lidhën e u koordinuan me grupet e rezistencës antikomuniste që vepronin në atë kohë në malet e Mirditës dhe krahina të tjera në Veriun e Shqipërisë, ranë disa herë në përpjekje me Forcat e Ndjekjes duke pësuar humbje të madha, e në gushtin e vitit 1949, grupi i përbërë prej 53 vetash, kaloi kufirin shtetëror e doli në Jugosllavi.

Katër shqiptarët që u stërvitën nga CIA në Romë!

Ata ishin: Alush Lleshanaku (ish-profesor në Normalen e Elbasanit), i cili pas vitit 1944, doli në mal dhe u vu në krye të një çete antikomuniste, që vepronte në rrethinat e Elbasanit, Peqinit, e pyjet e Martaneshit. Xhevdet Blloshmi, (ish-kapiten i Monarkisë së Zogut), nga familja e njohur e Blloshmëve të Bërzeshtës së Librazhdit, i cili gjithashtu që në dhjetorin e vitit 1944, kishte dalë në mal në arrati, në krye grupi të rezistencës antikomuniste, duke vepruar në zonat e Librazhdit e Elbasanit, deri sa u arratis nga Shqipëria. Ndue Pjetër Gjonmarkaj nga Mirdita, (nga familja e njohur e Kapidanit të Oroshit), antikomunist i njohur që kishte dalë në mal që në nëntorin e vitit 1944 dhe pas vrasjes së vëllezërve Mark e Llesh Gjonmarkaj, ai u vu në krye dhe drejtoi nën komitetin Krahinor të Mirditës, në “Lidhje Kombëtare të Maleve”. Personi i katërt ishte Ndue Mëlyshi, i biri i bajraktarit të Kthellës, Gjon Mëlyshit, një prej familjeve më të njohura të asaj zone, ku disa prej djemve të atij trungu familjar, kishin shërbyer si ushtarakë të Monarkisë së Zogut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit