Këtë të shtunë, kompania e fluturimeve Kuwait Airways ka pezulluar fluturimet e parashikuara drejt Irakut. Ky vendim erdhi pas një sulmi me raketa ndaj Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdatit.
Sipas përfaqësuesve të kompanisë, situate e paqendrueshme në Irak solli edhe marrjen e këtij vendimi. Nga ana tjetër, asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë e sulmit mbi aeroport.
Ditën e djeshme, aeroporti u godit nga gjashtë raketa të tipit Katyusha. Këto të fundit shkatuan dëme materiale në dy avionë.
Ndërkaq, në një prononcim për mediat, kryeministri iraken Mustafa Al-Kadhimi u shpreh se “sulmi është thjesht një përpjekje për të dëmtuar vendin që ai përfaqëson”. Ai u shpreh i bindur se nga ana e instancave përkatëse do të ketë një përgjigje vendimtare.
Kujtojmë se Aeroporti Ndërkombëtar i Bagdatit ndodhet pranë një baze ajrore amerikane e cila njihet me emrin Camp Victory. Për disa muaj edhe kjo bazë ishte në shënjestër të sulmeve me raketa nga grupe të armatosura.
{Përshtatur nga Anadolu Agency}