U mbajt ditën e sotmë një ceremoni përkujtimi për 31-vjetorin e krijimit të “Shoqatës Çamëria”.
Në këtë aktivitet foli dhe Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi,i cili vlerësoi kontributin e Shoqatës Patriotike “Çamëria” dhe figurave të saj, që ndihmuan për të kërkuar të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë.
“Shumë më tepër se sa për të sjellë vlerat e Çamërisë ne na duhet Çamëria, Kosova, Shqipëria, na duhet flamuri, na duhet kombi si element përbashkues për të na bërë solidarë si shoqëri.Ndaj kjo shoqatë ka bërë shumë dhe ka shumë për të dhënë dhe për të kuptuar, që kultura e shqiptarëve të Çamërisë, zakonet, doket, “gluha”( gjuha ) janë një pjesë shumë e rëndësishmë që gëlon nga lashtësia dhe tregon identitetin tonë si shqiptarë”,tha Idrizi.
Ai tregoi se krijimi i shoqatës e riktheu Camërinë pas më shumë së 4 dekadash. Për të, Shoqata kishte vokacion anti-komunist sepse u krijua vetëm disa ditë pas krijimit të Partise Demokratike.
“Vetëm disa ditë pas krijimit të Partisë Demokratike, anëtarët e “Shoqatës Çamëria”, të cilëve i jemi shumë mirënjohës, krijuan shoqatën e parë patriotike Çamëria, të bashkuar në një vokacion me anti-komunizmin. Është detyra jonë që t’i rikujtojmë ata burra që e risollën çështjen çame”, shtoi Idrizi.
Në këtë aktivitet mbajti fjalën e tij edhe Liljan Idrizi, kryetar i komanduar Shoqatës Patriotike “Çamëria” i cili u shpreh se: “Çështja çame kërkon angazhim për faktin se është bërë betejë 30 vjeçare, e këto 10 vjetët e fundit kjo çështje ka rritur përmasat e saj. Ndaj bashkimi me të gjithë shqiptarët është një detyrim për mua personalisht për të bërë më të mirën për kauzën tonë”.
Ndërsa kryetari I Shoqatës patriotike “Çamëria”, dega Kosovë, Nexhmi LLapashtica tha se: “Ne në punën tonë duhet ta duam njëri-tjetrin, ashtu siç na ka dashur Çamëria neve, sepse me riorganizim e shoqatës nuk do të mungojë përkushtimi edhe i shqiptarëve të Kosovës, për ti dhënë fund padrejtësive”.
/5pyetjet.al