-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Toyota, shitësi më i madh i makinave në botë

Kryesoret

Kompania japoneze Toyota shiti10.5 milionë automjete në botë, vetëm gjatë vitit 2021. Shitjet u rritën me 10.1% krahasuar me vitin e kaluar.

Për të dytin vit me radhë, Toyota renditet si prodhuesi më i madh i makinave në botë. Konkurrenca me Volkswagen-in gjerman është ngushtuar.

Prodhuesit e makinave janë detyruar të ulin prodhimin për shkak se mungesa e pjesëve gjatë pandemisë ndërpreu zinxhirët e furnizimit, duke rritur konkurrencën për komponentin kryesor midis prodhuesve të pajisjeve elektronike të konsumit.

Kompania japoneze e ka përballuar pandeminë më mirë se shumica e prodhuesve të tjerë të makinave, sepse tregu i saj vendas, Japonia dhe pjesë të Azisë, janë prekur më pak se Evropa.

Toyota, e cila publikon fitimet e tremujorit të tretë më 9 shkurt, ka thënë se ka të ngjarë të mos arrijë objektivin e prodhimit prej 9 milionë automjetesh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit