Fotot e pasaportës rrallëherë janë të mira dhe kjo nuk është për fajin tonë, por për shkak të rregullave strikte.
Kur dilni në foto për pasaportë duhet t’i mbani flokët larg fytyrës dhe të mos buzëqeshni. Kjo ka të bëjë me teknologjinë e re biometrike të pasaportës.
Skanerët biometrikë për pasaportat mundësojnë një element për njohjen e fytyrës me qëllim parandalimin e keqpërdorimit dhe terrorizmit.
Duke buzëqeshur, softueri për njohjen e fytyrës mund të mos e e kryejë funksionin e tij.
Pra, kur goja është e hapur, skaneri biometrik e ka të vështirë të funksionojë. Sepse skanerët biometrikë të fytyrës i identifikojnë nga 14-20 pika në fytyrën tuaj (majën e hundës, sytë, buzët, etj.), ndërsa kur buzëqeshni, këto pika ndryshojnë dhe mund të ketë vështirësi në identifikimin e personit.
Sistemi biometrik funksionon më së miri nëse rrini drejt dhe me një pamje serioze.