Një ekspozitë e hapur nga artisti Helidon Gjergji, në sallën COD, në Kryeministri, ironizon kërkimet automatike në bëhen në internet për artin.
Me nota sarkazme në të tre instalacionet artisti na fton që të reflektojmë mbi artin e vërtetë, atë të krijuar mbi forcën e mendimit.
“Kryesisht interneti e ka dëmtuar mjaft artin”, thotë ai. Në pikëpamjen e parë, punët duken të thjeshta, por zgjedhjet e shpejta të njerëzve të artit në këtë kohë teknologjike ka zhbërë ADN, duke tretur bashkë me të edhe unin e domosdoshëm artistik.
Përgjigjja elektronike për artin e fotografisë e cila shënon miliona klikime në rrjetet sociale përmes një vezë, jep dëshminë e absurdit. Ironia dhe sarkazma e kërkimit të Helidon Gjergjit është një ftesë që të kthehmi tek shpirti. Ekspozita titullohet “Në kërkim të artit” do të qëndroj e hapur në qendrën Cod deri me 5 mars.