Gazetari Marin Mema ka zbuluar një shpellë të mbushur me shtra njerëzore e cila ndodhet rreth 15 kilometra nga qyteti i Peshkopisë në Dibër.
Ky zbulim padyshim që zgjoi interesin e të gjithëve, ku disa muaj pas zbulimit të tyre në “Gjurmë Shqiptare”, Universiteti i Vjenës si rrjedhojë e një marrëveshje me institucionet përkatëse dërgoi në Shqipëri një antropologe franceze.
Më pas, eshtrat u dërguan nga Universiteti i Vjenës për analiza më të specializuara në një laborator pranë Universitetit të Oxfordit në Britaninë e Madhe.
Nga analizat u zbulua se ato i përkisnin njerëzve të cilët kanë jetuar nga 1600 deri 1700 vjet më parë, pra mes shekujve të IV dhe të V.
Gazetari Marin Mema ka kërkuar që të vazhdojnë më tej kërkimet në këtë shpellë duke kryer edhe analizat e ADN-së dhe kërkimet të zgjerohen në të gjithë zonën.
/5pyetjet.al