Pas problemeve në zemër gjatë kampionatit Europian të Futbollit, danezi Christian Eriksen do të zbresë sërish në fushën e lojës, madje këtë gjë do ta bëjë në Premier League, aty ku do të mbajë veshur fanellën e skuadrës së Brentford.
Pasi kaloi me sukses testet mjekësore, 29-vjeçari ka nënshkruar edhe kontratën e tij të re, pasi u largua nga Interi.
E gjithë bota e futbollit u solidarizua me Christian Eriksen gjatë Europianit, kur ai përfundoi i shtrirë në tokë gjatë ndeshjes për shkak të problemeve me zemrën. Të gjithë në atë kohën menduan se për të karriera ishte mbyllur, por “vikingu” nuk u dorëzua asnjëherë.
Eriksen ka nënshkruar një kontratë 6-mujore me opsinoni rinovimi edhe për një vit. 29-vjeçari bëhet lojtari i parë në Premier League që do të luajë me një defibrilator të implantuar.