Myrto Uzuni është pranë hapit të madh në karrierën e tij. Mediat në Hungari shkruajnë se lojtari është nisur në drejtim të Spanjës ku pritet të nënshkruar një kontratë me skuadrën e Granada-s.
Nga ana tjetër, sipas asaj që raporton “Fansat e Futbollit Shqiptar”, Granada ka ofruar 3.5 milionë euro dhe që Ferencvaros të mbajë 10 përqind të kartonit.
Kjo ofertë nuk i pëlqen ekipit hungarez që kërkon të përfitojë më tepër nga kartoni i Uzunit. Vetë lojtari shqiptar dëshiron që të kalojë sa më shpejt në Spanjë dhe orët e fundit do të jenë vendimtare, pasi merkato mbyllet në 31 janar.