-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykatësi britanik i jep mesazhin e fortë shqiptarit: Nuk do të bësh para, do të shkosh në burg

Kryesoret

Gjykatësi britanik Jonathan Rose i kërkoi sot një shqiptari të arrestuar në një shtëpi bari në Bradford të përhapte fjalën në Shqipëri, se do të futen në burg nëse ata kapen duke ushtruar punë të pa ligjshme.

23-vjeçari Markelian Baku u kap duke u kujdesur për një fermë kanabisi me 150 bimë në Spring Place, Great Horton, më 3 janar.

“Kur të ktheheni në Shqipëri, thuaju kujtdo që do të dëgjojë se nuk ka kuptim të bësh atë që ke bërë. Nuk do të bësh para, do të shkosh në burg, do të kthehesh në Shqipëri” ,tha Rose.

Kur policia kontrolloi pronën, gjeti një fermë komerciale kanabisi me 81 bimë të mëdha në katër dhoma dhe një fidanishte me bimë më të vogla që ofronin një prodhim të mëvonshëm. Matësi i energjisë elektrike ishte anashkaluar dhe kishte drita me fuqi të lartë, ventilatorë elektrikë dhe transformatorë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit