Bella Hadid thotë se mungesa e barrierave “seksuale, fizike, emocionale” e kanë çuar atë drejt abuzimit dhe një numri të lartë marrëdhëniesh të pashëndetshme. Modelja 25-vjeçare është ndalur gjatë kohët e fundit tek problemet me shëndetin mendor, duke ndarë me të gjithë ngarkesat e saj emocionale, të shkaktuara nga abuzimet e përsëritura.
“Unë vazhdimisht kthehesha tek burrat, por edhe gratë që më kishin abuzuar. Fillova të mos krijoja barriera, jo vetëm seksualisht, fizikisht dhe mendërisht, por kjo filloi të më pengonte edhe në hapësirën time të punës…Unë fillova të isha ai njeriu që kënaq të tjerët dhe filloi të më interesonte mendimi i gjithë botës, e ndësa i imi jo. Kjo sepse gjithë vlerat dhe aftësitë e mia i kisha lënë në duar të tjera.”- u shpreh supermodelja gjatë një interviste të fundit.
Gjatë bisedës Bella foli edhe për fëmijërinë dhe marrëdhëniet e nderlikuara.
“Gjithmonë kam ndjerë që zëri im nuk është dëgjuar, prandaj kam patur komplikime. Jam rritur me burra që gjatë gjithë jetës më kanë bërë të mendoj se zëri im është më pak i vlefshëm se zëri i tyre. Tani jam në një pozicion komplet tjetër!
Hadid, dikur në një lidhje me The Weeknd shtoi se të gjitha këto ndikuan tek lidhjet e saj personale gjatë rritjes
“Sistemi im nervor mund të pësonte ndryshime fatale. Do të zihesha duke qarë me të madhe ose do të qëndroja e heshtur dhe do largohesha. Nuk kishte një rrugë të mesme.”
Çfarë e bëri të dalë nga kjo gjendje e errët e shëndetit mendor ishte kombinimi i terapive, meditimit dhe largimi për pak kohë nga jeta sociale, pra fillimi i një jete që i përket botës reale.
/5pyetjet.al