-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vaksinën ose gjobë 3600 euro! Ky është vendi i parë në Europë që vendos gjobë për të pavaksinuarit

Kryesoret

Austria është vendi i parë në Europë që prezantoi një mandat kombëtar të vaksinës Covid-19 për të rriturit.

Nga dita e sotme, të gjithë qytetarët e moshës 18 vjeç e lart do të duhet të vaksinohen plotësisht kundër virusit ose do të gjobiten deri në 3600 euro.

Gratë shtatzëna dhe personat që për arsye mjekësore nuk mund të vaksinohen, do të përjashtohen, si dhe personat që janë shëruar nga infeksioni në gjashtë muajt e fundit.

Vendi planifikon gjithashtu të lirojë kufizimet e coronavirusit, duke lejuar restorantet të qëndrojnë të hapura deri në mesnatën e të shtunës.

Ndërkohë qytetarët e pavaksinuar nuk do të ndalohen më të hyjnë në dyqane dhe restorante me një heqje graduale të masave anti-COVID në fund të këtij muaji .

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit