Rrjeti social “Facebook” është duke u përballur për herë të me rënie të përdoruesve aktivë, pas 18 vitesh.
“Meta” ka njoftuar gjithashtu rënien e fitimeve për shkak të rënies së aktivitetit, duke i shtuar faktin se ndodhet në ‘rivalitet’ me disa platformat konkurrente si “TikTok” dhe “YouTube”, sidomos pas zvogëlimit të shpenzimeve të përdoruesëve.
Pas njoftimit, vlera e aksioneve të kompanisë Meta ka rënë për 20 për qind, shifër që në të holla përkthehet me 200 miliardë dollarë.
Vlera e aksioneve ka rënë edhe te platformat tjera të mediave sociale, duke përfshirë “Twitter”, “Snapchat” dhe “Pinterest”.
Drejtuesi ekzekutiv i kompanisë “Meta”, miliarderi Mark Zuckerberg u shpreh se këto ulje të vlerave të aksioneve dhe rënia e përdoruesëve aktivë ka ndodhur si rrjedhojë e ndryshimit të platformave nga të rinjtë.
“Meta” ka thënë se është dëmtuar edhe nga ndryshimet për privatësi në sistemin operativ të pajisjeve të kompanisë, Apple.
Ndryshimet ua kanë vështirësuar kompanive procesin e shënjestrimit dhe matjes së efektit të reklamave të tyre në Facebook dhe Instagram.
“Meta” ka thënë se përdoruesit aktivë ditorë kanë rënë në 1.929 miliard në çerekun e fundit të vitit 2021, në krahasim me 1.930 miliard në çerekun paraprak.
Ndërkohë, Zuckerberg ka thënë se është i bindur se investimet në realitetin virtual do të kenë rezultatin e vet.
/5pyetjet.al