“Refleksione” është ekspozita personale e artistit, Eduart Karaji, që u hap në Galerinë e Artit të Tiranës .
Një ekspozitë me punime në pikturë, instilacione, punimet e të cilës u ekspozuan për publikun të mërkurën.
Piktori Eduart Karaj në një material rreth ekspozitës shprehet se arti lind, në sajë të ndjeshmërisë së dijes dhe talentit, prej botës së ndjenjave të tij. “Forma, ngjyra, ndjenja estetike, fantazia dhe perceptimi i asaj që e rrethon artistin, bota rreth tij, përkthehet dhe formohet në telajot e tij. Thellë- thellë, çdo objekt, çdo send që na rrethon, peisazhi, natyra, yjet, deti apo objekte të thjeshta janë në vetvete unikale, janë art”, shprehet artisti rreth kësaj ekspozite.
Sipas tij gjurmët e së kaluarës dhe imazhet e së tashmes lidhen së bashku dhe kristalizohen në vepra arti.