Interesimi për të parë filmin “Zgjoi”, nën regji të Blerta Bashollit, vazhdon të jetë i lartë. Më pak se një javë ka mbetur deri te publikimi i pesëshes së nominuar nga “Academy Awards” për filmin më të mirë ndërkombëtar.
Kandidati i Kosovës ka mundësi të jetë në mesin e tyre. Kritikat pozitive për filmin dhe predikimet që theksojnë se filmi i Bashollit do të jetë në mesin e të nominuarve po ndezin një valë të re të interesimit për filmin.
Si kundërpërgjigje nga ekipi ka ardhur lajmi se “Zgjoi” tani mund të gjendet edhe në platformat online. Producenti Yll Uka ka thënë se ai mund të blihet në platformat e njohura online si: “Vudu”, “Amazon Video”, “Kino Now”, “iTunes”.