Studentja 18-vjeçare, e cila akuzoi për përdhunim Mason Greenwood, ka thyer heshtjen pas lirimit me kusht të futbollistit.
Herrit Robson deklaroi se kjo ka qenë një periudhë e vështirë për të dhe s’do bëjë më deklarata në rrjetet sociale, por do presë hetimet e policisë.
Ylli i Manchester United u arrestua të dielën pasi u akuzua nga e dashura e tij për përdhunim. Sulmuesi 20-vjeçar gjithashtu u akuzua për dhunë dhe kërcënim me vrasje.
“Ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira dhe po shkëputem nga rrjetet sociale ndërsa policia heton”, shkroi 18-vjeçarja në Instagram.
Greenwood u lirua me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme të mërkurën, dhe është mbyllur në rezidencën e tij luksoze në Bowdon.
Futbollisti u pezullua për një kohë të pacaktuar nga United disa orë pasi akuzat u bënë publike në mediat sociale.
/5pyetjet.al