Ish-kryetari i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka reaguar pas dënimit të Saimir Tahirit. Ai thotë se priste që të triumfonte dhe ta përqafonte, ndërsa i kërkon kurajo dhe durim.
“I dashur Saimir! Edhe pse sot, duke e njohur mirë karakterin tënd në ditë dhe kohë të vështira, kisha shpresë dhe besim se e drejta jote do triumfonte, prisja të të takoja dhe të të përqafoja nga afër, unë prapë do të të pres vëlla!
Ti je i fortë! Sprovat të bëjnë edhe më të fortë! Kurajo dhe durim miku im i shtrenjtë” shkruan ai.
/5pyetjet.al