-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Australi hap kufijtë për turistët e vaksinuar plotësisht

Kryesoret

Australia do të rihapë kufijtë e saj për të gjithë turistët e huaj që janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 nga 21 shkurti.

Australia do të rihapë kufijtë e saj për të gjithë turistët e huaj që janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 nga 21 shkurti, tha kryeministri federal Scott Morrison, pothuajse dy vjet pas vendosjes së kufizimeve që ishin ndër më të rreptat në botë, pandemisë .

“Nëse jeni plotësisht të vaksinuar, ne mezi presim t’ju mirëpresim përsëri në Australi,” tha Morrison në një konferencë shtypi. Ai sqaroi se autoritetet australiane “do të rihapin kufijtë për të gjithë mbajtësit e vizave nga 21 shkurti”.

Në Australi, kufiri u mbyll pothuajse hermetikisht në mars 2020. Për dy vitet e fundit, australianët nuk kanë mundur të largohen nga vendi dhe pak vizitorë janë lejuar të hyjnë në vend.

Kufizimet kanë copëtuar familjet, kanë goditur rëndë sektorin e turizmit dhe kanë ndezur debatin nëse Australia është një vend i hapur, modern dhe ekstrovert.

Megjithatë, qeveria filloi një proces të lehtësimit të kufizimeve dhe hapjes së kufijve në faza në fund të vitit të kaluar, duke lejuar fillimisht hyrjen e punëtorëve migrantë të kualifikuar, studentëve të huaj dhe një numri të vogël turistësh.

Vendimi i saj ishte pjesë e braktisjes së politikës “zero COVID”, përpjekjes së saj për të parandaluar çdo infeksion, të cilën ajo e aplikoi për një kohë të gjatë, por rezultoi e pazbatueshme kur ndodhi vala që i atribuohet variantit Omicron.

/5Pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit