Në orën 12:00 rinisi seanca e tretë në Gjykatën Kushtetuese që po shqyrton vendimin e parlamentit të Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kreu i shtetit nuk është vetë i pranishëm, por fjalën e tij po e thotë përmes përfaqësuesve ligjorë.
Tashmë palët po paraqesin konkluzionet përfundimtare, përpara se të flasë gjykata. Përfaqësuesja e Kuvendit, Klotilda Busha tha se “Kuvendi vlerëson se presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën. I kërkojmë Gjykatës Kushtetuese shkarkimin e Ilir Metës. Me anë të këtij vendimi të vendosen standarde që askush të mos shkelë Kushtetutën”.
Përfaqësuesi i Presidentit Bledar Dervishaj pasi çoi përgjigjet e 72 pyetjeve që i drejtuan gjyqtarët kushtetues dhe Kuvendi si palë kërkuese akuzoi për shkelje dhe manipulime.
Ai deklaroi se raporti i Komisionit të Ligjeve nuk ka qenë miratuar kur u përcaktua seanca plenare.
“Nëse do të krahasojmë pikën 20 të urdhrit të kryetarit, me pikën 20 të rendit të ditës, edhe titulli ndryshon. Kjo vë në dyshim të fortë vërtetësinë e provave të sjellë.
Gabimi më trashanik është urgjenca sesi është sjellë kjo provë e Kuvendit, e cila nuk është e vërtetë, por ka si qëllim të hedhë poshtë atë çka pretendon presidenti”, është shprehur Dervishaj.
/5pyetjet.al