Tetë arrestime sot, dy të tjerë në kërkim, njëri prej tyre shqiptar.
Dy arrestime të tjera të përfshira në rastin e vrasjes së 19-vjeçarit Alkis dhe plagosjes së dy miqve të tij, në zonën Charilaou të Selanikut më 1 shkurt, njoftuan autoritetet e policisë së Selanikut .
Dy të arrestuarit e fundit janë shtetas grekë, njëri me origjinë shqiptare, 22 dhe 20 vjeç.
Numri total i të arrestuarve në orët e fundit është tetë, ndërsa janë lëshuar dhjetë urdhër-arreste.
23-vjeçari shqiptar i arrestuar 24 orë pas atentatit vdekjeprurës pritet të kërkojë falje në hetuesi nesër. Ai ndër të tjera u procedua për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim, dhe një tjetër vrasje të mbetur në tentativë.
Hetimet në Shqipëri
Sipas informacioneve, një nga dhjetë urdhër-arrestet e lëshuara është për 20-vjeçarin që dyshohet se është arratisur drejt Shqipërisë.
Mes 10 të përndjekurve, sipas disa informacioneve, është edhe një tjetër shqiptar i akuzuar për sulmin në mars të 2019-ës, përveç 20-vjeçarit që dyshohet se ka ikur në Shqipëri. Dyshohet se ky i dyshuar mund të jetë arratisur në shtetin fqinj.
Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Lefteris Oikonomou, tha dje për ERT-në se “nëse dikush arratiset, ka procedura specifike procedurale për nisjen e të gjitha atyre procedurave, në mënyrë që çdo autor të jetë përgjegjës para drejtësisë”.
Është lokalizuar edhe makina e dytë
Në kuadër të hetimeve, orët e para të së martës u gjet makina e dytë, e cila përdorej nga autorët e atentatit.
Automjeti, sipas informacioneve, ishte fshehur në një garazh.