-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Leonardo nis “operacionin Haaland” për të zëvendësuar Kylian Mbappe

Kryesoret

I vetëdijshëm se Kylian Mbappe mund të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit, drejtori sportive i klubit francez, Leonardo është i zënë me gjetjen e pasuesit të tij që mund të jetë Erling Haaland.

Nga ana e PSG-së, e ardhmja e Kylian Mbappe mbetet e pasigurt. Arsye e kësaj pasigurie është kontrata e tij, e cila përfundon qershorin e ardhshëm dhe sipas raportimeve të mediave franceze, Real Madridi mbetet shumë i sigurt për afrimin sulmuesit francez verën e ardhshme.

Për momentin, numri 7 i PSG-së vazhdon të garantojë që nuk ka vendosur ende se cila do jetë e ardhmja e tij.

“Vendimi im nuk është marrë. Mendoj se të luash kundër Real Madridit ndryshon shumë gjëra, edhe nëse jam i lirë, nuk do të flas me kundërshtarin apo të bëj diçka të tillë. Jam i fokusuar të fitoj kundër Real Madridit, të bëj diferencën dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”,- tha Mbappe të dielën e kaluar.

Në të vërtetë, e vetëdijshme se është e pafuqishme përballë situatës, PSG skanon merkaton për të gjetur pasardhësin e Kylian Mbappe.  Raportohet se prioriteti i klubit kryeqytetas quhet Erling Braut Haaland.

Falë marrëdhënieve të shkëlqyera që mbajnë Nasser al-Khelaifi dhe Leonardo me Mino Raiola, agjentin e Haaland, tashmë janë bërë disa diskutime për këtë çështje. Është e qartë se PSG-ja parashikon një largim të mundshëm të Kylian Mbappe dhe nëse kjo ndodh, klubi parizien do të përpiqet të tërheqë Erling Haaland.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit