Debati për zgjedhjet në FSHF vijon. Sot në Shkodër u zhvilluan zgjedhjet për kreun e ri të Shoqatës Rajonale të Futbollit. Fitues u shpall kandidati që mbetet Armand Dukën, Lazer Matija me 15 vota përballë Kujtim Shabës që mori vetëm 8 vota.
Shaba lëshoi akuza të forta për procesin duke e cilësuar të parregullt, pasi sipas tij votuan shoqata fantazmë. “Procesi është manipuluar për shkak se kanë votuar shoqatat, të cilat nuk janë pjesë duke dalë edhe mbi vendimin e gjykatave” tha ai.
I njëjti debat ka ndodhur më herët në Tiranë, Fier, Korçë dhe qytete të tjera. UEFA vendosi që të dërgojë dy inspektorë për të monitoruar zgjedhjet në FSHF pas debatit Duka-Veliaj.
/5pyetjet.al