Gazetari grek Nikos Katsikas është vrarë në Kajro.
Gazetari i lindur në vitin 1966 dhe korrespondent i Agjencisë së Lajmeve të Athinës në Egjipt, bashkëpunëtor prej vitesh i ERT-së dhe i rrjeteve qipriote.
Trupi i tij u gjet në shtëpi dhe kishte plagë me thikë. Gazetari jetonte në banesë me motrën e tij, e cila mungonte në momentin e vrasjes. Policia arrestoi një shpërndarës ushqimesh, i cili e njihte viktimën para vrasjes, tha një burim gjyqësor për gazetën Al Ahram, sipas të cilit motivi besohet të jetë grabitja.
/5Pyetjet.al