-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse zgjoheni të lodhur kur ju zë gjumi me televizorin ndezur

Kryesoret

Pas një dite të gjatë dhe të vështirë, njerëzve u pëlqen të ulen rehat para televizorit dhe kështu gradualisht bien në gjumë.

Të shumtë janë edhe ata që nuk i zë gjumi pa televizor. Shkencëtarët kanë vënë në dukje dëmet e zakoneve të tilla.

Truri i njeriut monitoron tingujt dhe zërat e panjohur ndërsa ne flemë për të qëndruar vigjilent ndaj kërcënimeve të mundshme, sipas një studimi të ri. Studiuesit në Austri studiuan personat që flinin dhe matën aktivitetin e trurit të tyre në përgjigje të zërave të njohur dhe të panjohur.

Rritja e vëmendjes së trurit është vërejtur në fazën e hershme të gjumit

Dëgjimi i zërave të panjohur në ëndërr bëri që truri i njeriut të përfshihej në dëgjimin e atyre zërave gjatë pjesës së gjumit pa lëvizje të shpejta të syve (NREM), faza e parë e gjumit.

Megjithatë, studiuesit nuk vunë re të njëjtin efekt gjatë REM, fazës më të thellë të gjumit, ndoshta për shkak të ndryshimeve në mikro-strukturën në tru, thonë ata.

Megjithëse sytë tanë janë të mbyllur, truri vazhdon të monitorojë mjedisin ndërsa flemë, duke balancuar nevojën për të mbrojtur gjumin me nevojën për t’u zgjuar.

Një mënyrë për ta arritur këtë është t’i përgjigjesh në mënyrë selektive zërave të panjohur në vend të atyre që njihen, thonë ekspertët.

Arsyeja është ndoshta evolucionare

Kjo mund të shpjegohet me procesin e gjatë të evolucionit njerëzor dhe nevojën për t’u zgjuar shpejt ndaj rrezikut të mundshëm, i cili karakterizohet nga shenja zanore më pak të njohura.

Në përgjithësi, studimi sugjeron që zërat e panjohur, si ato që vijnë nga televizori, parandalojnë një gjumë të qetë të natës, sepse truri është më vigjilent, duke rezultuar në një ndjenjë lodhjeje kur zgjoheni. Studimi u drejtua nga studiues nga Universiteti i Salsburgut dhe u botua në revistën “JNeurosci”.

“Gjetjet tona nxjerrin në pah mospërputhjet në përgjigjet e trurit ndaj stimujve dëgjimorë bazuar në rëndësinë e tyre për të fjeturin,” thotë ekipi në punimin e tij. dhe shton se “rezultatet tregojnë se mosnjohja e zërit është një nxitës i fortë i reaksioneve të trurit gjatë fazës NREM të gjumit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit