Maluma është në shoqëri të mirë teksa bën debutimin e tij në filmin artistik “Marry Me”.
Superylli kolumbian 28-vjeçar, luan së bashku me Jennifer Lopez dhe Owen Wilson në ‘rom-com’-in e ardhshëm, që do të dalë të premten.
Gjatë një interviste për ET, Maluma tregoi pse “Marry Me” ishte filmi i tij parë dhe më perfekti.
“Është shumë e surreale, kjo është fjala perfektë, shumë surreale. Por ishte bukur në të njëjtën kohë. Kur u thashë miqve të mi – sepse të gjithë shokët e mi, duke më përfshirë edhe mua janë fansa të mëdhenj të Jen dhe Owen sepse ne u rritëm duke parë komedi romantike amerikane – dhe një herë ata më thanë se donin që unë të isha pjesë e filmit. Ishte goxha emocionuese. Kur ua thashë këtë gjë miqve të mi ata thanë: ‘Jo, po tallesh me mua? Kjo është një shaka, çfarëdo qoftë!’. Por me të vërtetë ndodhi!”, u shpreh këngëtari.
“Filmi im i parë është një film hollivudian. Kam pasur disa opsione përpara kësaj, e dini, ka disa njerëz që donin të punonin me mua. Por ndjeva se nuk ishte koha e duhur dhe prisja filmin e duhur që të ndihesha rehat për ta bërë atë në një mënyrë të madhe. Dhe ndodhi. Ndodhi. Jam shumë i nderuar. Unë jam mirënjohës, sigurisht, me të gjithë ekipin sepse ata më trajtuan aq mirë.“, shtoi Maluma.
Dhe ndërsa ai ishte “disi nervoz”, pasi ishte filmi i tij i parë, ai thotë:
“Më pëlqen përvoja. Sapo rashë në dashuri me të. Unë dua të vazhdoj ta bëj. Mezi pres për shumë filma që mund të bëj. Është vetëm fillimi, ndaj më duket se ajo që po vjen është e bukur.”
/5pyetjet.al