Dieta e tëpërt me kripë dobëson sistemin iminutar dhe e bën më të vështirë për trupin tuaj luftën kundër infeksioneve bakteriale, sipas një studimi të fundit.
Studiuesit nga Spitali Universitar i Bonit i ushqyen minjtë me një dietë të pasur me kripë dhe zbuluan se ata kishin infeksione më të rënda bakteriale.
Më pas ata kanë ushqyer disa vullnetarë me dietë të pasur me kripë dhe zbuluan se ata shfaqen probleme me imunitetin.
Organizata Botërore e Shëndetit thotë se njerëzit duhet të konsumojnë jo më shumë se 0.17gr kripë në ditë, që korrespondon me afërsisht një lugë çaji.
Studimi i kryer në Gjermani ka zbuluar se njerëzit zakonisht e tejkalojnë këtë rregull, duke vënë në rrezik shëndetin e tyre.
Christian Kurts, nga Universiteti i Bonit, tha se studimi i ri dëshmon se konsumi i tepërt i kripës dobëson një pjesë të rëndësishme të sistemit imunitar.