-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U dënua në 2016 për kultivim droge, kapet në Morinë Gjevalin Brahaj

Kryesoret

Gjevalin Brahaj kishte kultivuar drogën në fshatin e tij të lindjes Kërrnajë, në vitin 2015. Ai u dënua në 2016 nga Gjykata e Tropojës me tre vite burg. Brahja ishte arratisur dhe I shpallur në kërkim. Por ditën e sotme Policia Kufitare në Morinë bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e tij.

 “Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Kapet dhe ndalohet 45-vjeçari i dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Efektikët e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, në dalje të PKK Morinë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur të kërkim: Gjevalin Brahaj, 45 vjeç, banues në Kërrnajë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, me vendimin e datës 22.07.2016, e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas, në vitin 2015, ka kultivuar bimë narkotike në fshatin Kërrnajë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,” shprehet policia në deklaratën e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit