Besijan Kacorraj prej 20 vitesh përcillet nga “SRF” dhe ezultat i kësaj është një dokumentar mbresëlënës që u transmetua mbrëmë, të enjten.
37-vjeçari Besijan Kacorraj i njohur si reperi Besko ka bërë burg disa herë në Zvicër.
Në vitin 2016, përkundër një presioni medial, ai u dëbua në Kosovë.
Pastaj, ai në kohën sa ishte në Kosovë, ishte lejuar të bënte një vizitë në Zvicër, tek i biri. Gjatë asaj kohe Besko ishte arrestuar pasi kishte plaçkitur një filial poste. Pas kësaj, erdhi dëbimi i dytë.
Ai në atë kohë thoshte: “Unë jam ndjerë gjithmonë si zviceran”.
/5pyetjet.al