Poeti i njohur, Bardhyl Londo po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore. Është një prej miqve të tij, që ka ndarë lajmin përmes një postimi në facebook.
Shkrimtari Andon Andoni shkruan se autori i dhjetra librave me poezi, Bardh Londo është duke luftuar në këto ditë të vështira me vdekjen.
“Miku im i mirë, poeti i angazhuar, liriku i thekur plot ëmbëlsi, autori i dhjetra librave me poezi, që solli ujin dhe mushtin e vendlindjes Përmetit në Tiranë dhe më gjerë, Bardh Londo është duke luftuar në këto ditë të vështira me vdekjen. Lutem për ty Bardh.” shkruan ai.
