-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pendarovski shoqëron në shkollë vogëlushen shqiptare pasi u bullizua

Kryesoret

Ëmbla Ademi, një vogëlushe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ka shkuar sot në shkollë e shoqëruar nga Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, pasi 11-vjeçarja me sindromën Down u bullizua nga prindërit e shokëve të saj të klasës.

Pendarovski e mori për dore Ëmblën, duke u futur me të në klasë, në shkollën e saj fillore në Gostivar.

“Presidenti diskutoi me prindërit e Ëmblës mbi vështirësitë që hasin në përditshmërinë e tyre. Kreu i Shtetit nënvizoi se sjellja e atyre që shkelin të drejtat e fëmijëve është e papranueshme, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë me zhvillim ndryshe”, lexohet në një komunikatë të Presidencës së Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Stevo Pendarovski tha: “Të gjithë jemi të barabartë në shoqëri. Unë erdha sot në këtë shkollë për të dhënë mbështetjen time dhe për të sensibilizuar shoqërinë se përfshirja është një princip themelor. Paragjykimet janë pengesë kryesore për të ndërtuar një shoqëri të barabartë dhe të drejtë për të gjithë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit