Ne dukemi gjithmonë elegante nëse vishemi me të njëjtin ton, ose nëse kombinojmë nuancat e së bardhës, bezhës dhe kafes. Por këto kombinime të provuara të ngjyrave neutrale ndonjëherë janë të mërzitshme.
Kombinoni dy tonalitete të theksuara dhe do të dukeni po aq të sofistikuara. Këto janë ide të mira për kombinime ngjyrash.
Shumë rregulla për kombinimin e ngjyrave janë të vjetruara dhe nuk kanë gjithmonë kuptim – gjë që e bën edhe më të vështirë gjetjen e kombinimeve të duhura.
Të gjitha kemi dëgjuar se ngjyra rozë dhe jeshile nuk duhet të kombinohen kurrë si dhe bluja dhe e zeza- dhe tendencat e fundit na kanë treguar se këto kombinime mund të funksionojnë ende.
Zakonisht e kuptoni kur vishni një kombinim të ngjyrave, por mund të jetë e vështirë të mbani mend kur visheni me nxitim në mëngjes.
Prandaj ju sugjerojmë disa kombinime që mund të mos i mbani mend menjëherë, por që duken luksoze, të sofistikuara dhe të freskëta.
Jo të gjitha janë të guximshme; disa janë mjaft të thjeshta dhe me siguri i keni tashmë në garderobë.
Kafe + e kuqe
Blu marine + e verdhë limoni
Blu + kafe
Vjollcë + jeshile
Portokalli + gri
E zezë + jeshile
Portokalli + jeshile
Vjollcë + e bardhë