Papa Françesku bëri thirrje ditën e sotme kundër përdorimit të fëmijëve në situata konflikti duke kërkuar që fëmijët të mbahen sa më larg këtyre situatave.
Papa thekson se fëmijëve të cilët kthehen në ushtarë po u grabitet fëmijëria, ndërsa akuzon të rriturit që kanë vënë armët në duart e tyre.
“Fëmijë ushtarë u grabitet fëmijëria, pafajësia e tyre dhe e ardhmja . Secila prej tyre është një klithmë që ngrihet te Zoti dhe akuzon të rriturit që kanë vënë armët në duart e tyre të vogla.”, kështu u shpreh Papa Françesku.