Teuta, edhe pse vjen nga fitorja në mes javë ndaj Skënderbeut në Kupën e Shqipërisë, 1-0, që dha dhe kualifikimin për në raundin gjysmëfinal, duket se nuk ka gjetur qetësinë. “Djemtë e detit” i pret një sfidë e vështirë në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë vendëse, e cila do të luhet të dielën duke nisur nga ora 16:45.
Dhe për rrjedhojë, teksa në kampionat janë mundur nga Partizani, 0-4, Teuta ka zgjedhur të bëjë heshtje shtypi. Që do të thotë se është java e dytë që askush nuk deklarohet tek Teuta përpara ndeshjes. Në sfidën me Vllazninë, shumë e rëndësishme për të dy ekipet në ecurinë e kampionatit, për Teutën do të mungojë mbrojtësi Xhekson i dëmtuar, si dhe mesfushori Daja i skualifikuar për shkak të kartoni të kuq që mori në sfidën me Partizanin.