Më 22 shkurt janë 12 familje të cilave do t’ju shemben banesat, në thirrjen e tij një nga qytetarët ka kërkuar që të gjithë të bashkohen pavarësisht se nga vinë apo se ku është shtëpia e tyre, pasi prishja e shtëpive sipas tij është prishja e demokracisë dhe kjo është një poshtërisi.
“Unë nuk kam pasuri tjetër, veç fëmijët edhe shtëpinë kam,” tha njëri nga banorët dhe bëri thirrje se do ta mbronte deri në fund pronën e tij dhe do ulej të bisedonte me kryeministrin si burri me burrin.
Ata po ashtu theksojnë që nuk duan banesa sociale dhe duan vetëm dëmshpërblimin e pronës me vlerën reale të tregut. /5pyetjet.al