Pasditen e sotme është arrestuar autori i vrasjes mbrëmë në Shkodër.
Eduart Kësolla 30 vjeç, lindur në Nicaj, Shosh dhe banues në fshatin Grudë e Re është prangosur si autori i ekzekutimit të 47-vjeçarit Prekë Tonaj brenda një lokali.
Policia njofton se autori është kapur pas informacioneve në rrugë operative. Arsyeja e vrasjes dyshohet se është për gjakmarrjeje.
Por si nisi?
Gjakmarrja mes familjes Tonaj dhe Kësolla në Shkodër daton të paktën që prej kohës së komunizmit.
Eduart Kësolla i arrestuar për vrasjen e Prekë Tonajt është djali i Pal Kësollës, i vrarë nga fisi Tonaj në vitin 1996.
Vetë Pal Kësolla ishte personi i cili vrau vëllain e Prekë Tonajt, Nikollë Tonaj në burg në kohën e komunizmit.
47-vjeçi Prekë Tonaj u vra mbrëmjen e së dielës, teksa ndodhej i ulur në një lokal në fshatin Grudë e Re.
/5pyetjet.al