“Ja, nesër, sa të gdhihet”, është poezi kushtuar mallit dhe trishtimit për një person të dashur, i cili ka ndërruar jetë. Në çdo varg ndihet dhimbja e autorit për atë që ka humbur, por njëkohësisht edhe dëshira për ta pasur pranë. Koha ka kaluar dhe autori mezi pret të shkojë e “ta takojë” në varr, ku dhe vendos t’i lërë një buqetë me lule e gjethe të gjelbëra. Kjo poezi i kushtohet çdokujt që ka humbur një person të dashur dhe nuk e lë malli për ta ndjerë pranë, qoftë edhe duke i shkuar në varreza. Kështu duket sikur e zbeh disi mallin që ndien përbrenda. Kështu duket sikur atë person e ndien më afër, më “të gjallë”.
“Ja, nesër, sa të gdhihet”
Ja, nesër, sa të gdhihet, sapo të zbardhë fusha,
Do nisem, e dëgjon? E di që ti më pret,
Mes pyllit do t’i bie dhe malit me gëmusha,
Larg teje s’mund të rri se ndarja po më tret.
Do t’eci si në mjegull, në shpirt i përqëndruar,
E zhurmë nuk do ndiej, s’do shoh asgjë që jashtë,
I vetëm, i kërrusur, me duart kryqëzuar,
Do ndiej veç dëshpërim e dita bëhet natë.
Ndaj mbrëmjes nuk do shoh prarim që gjurmë le,
Dhe vellon mbi Herflër nuk e vërej që larg,
E, kur të mbërrij atje, mbi varrin tënd do vë,
Buqetë gjethegjelbër, me lule thurur varg.
/5Pyetjet.al