-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngritën flamurin kudo, ukrainasit: Nuk kemi frikë

Kryesoret

Ukrainasit ngritën sot flamurin dhe kënduan himnin kombëtar për të treguar se nuk kanë frikë ndaj një pushtimi rus.

Flamuri ukrainas u valëvit jashtë shkollave, spitaleve dhe dyqaneve në ‘Ditën e Unitetit’ e cila u shpall si festë nga Presidenti i vendit Volodymyr Zelensky këtë javë pas grumbullimit të trupave ruse në kufirin ukrainas.

“Është një ditë normale, por këta flamuj janë këtu për një arsye, për të treguar se nuk kemi frikë nga askush. Nuk na trembin”, tha Mikola, pronare e një dyqani.

“Të gjithë duan të na trembin dhe ne erdhëm për të qëndruar,” tha një pensioniste, Ludmilla.

Në një fjalim televiziv, Zelensky tha se ukrainasit ishin të bashkuar në një dëshirë të përbashkët për të “jetuar në paqe, lumturi’.

“Askush nuk mund ta dojë vendin tonë aq sa ne. Vetëm ne mund ta mbrojmë atë.” shtoi presidenti ukrainas.

Ndërsa sot Zelensky do të inspektojë stërvitjet ushtarake në Rivne dhe do të fluturojë në rajonin lindor të Donbass për t’u takuar me ushtarët që shërbejnë atje.

“Sot ne kemi vërtetuar se ne ukrainasit jemi një komb i bashkuar, një popull i bashkuar ,” tha Pavlo Khorinov , një zyrtar në Institutin Shtetëror për Politikën e Familjes dhe Rinisë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit